Greva e urisë e naftëtarëve të “Bankers” në ditën e 13-të: Drejtësi për punën dhe dinjitetin

Greva e urisë e naftëtarëve të “Bankers” në ditën e 13-të: Drejtësi për punën dhe dinjitetin

Greva e urisë e naftëtarëve të Sindikatës së Hidrokarbureve në Marinzë ka hyrë në ditën e 13-të. Nga dhjetë grevistët që nisën këtë qëndrim ekstrem, sot kanë mbetur tetë, pasi dy prej tyre u larguan për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Megjithatë, ata vazhdojnë të mbështesin shpirtërisht shokët e tyre dhe vendosmërinë për të mos u tërhequr pa marrë përgjigje për kërkesat legjitime. “Edhe pse kemi përjetuar lodhje dhe rrezik për shëndetin, qëndrojmë të bashkuar për drejtësi. Qeveria duhet të dëgjojë zërin tonë,” shprehen grevistët, të vendosur për të mos ndalur derisa të marrin përgjigje konkrete. “Do të qëndrojmë këtu derisa kërkesat tona të trajtohen me seriozitet. Nuk kërkojmë më shumë sesa të drejtat tona të njohura ligjërisht.” Përveç mbështetjes nga bashkëpunëtorët lokalë, grevistët kanë...