Krimet zgjedhore/ Kryeprokurori: Çështje nën hetim, lidhen me përdorimin e administratës dhe fondet publike

Krimet zgjedhore/ Kryeprokurori: Çështje nën hetim, lidhen me përdorimin e administratës dhe fondet publike

Prokurori i Përgjithshëm Olsjan Çela i është përgjigjur pyetjeve me shkrim të drejtuara nga Agron Gjekmarkaj në lidhje me krimet zgjedhore. Çela është shprehur se janë disa çështje nën hetim që lidhen me përdorimin e administratës publike dhe fondeve publike në fushatë. “Sa i përket krimeve zgjedhore janë marrë disa masa, nga ana e prokurorisë u ndërmorën hapat për forcimin institucional me KQZ dhe SPAK dhe Policinë e Shtetit për të pasur një qasje të koordinuar për të rritur efikasitetin për hetimin e krimit elektoral. Nga ana jonë u organizua puna brenda sistemit të prokurorisë, u ngritën grupe të posacme për hetimin e krimeve zgjedhore. Janë një sërë cështjet që ka filkluar hetimi. Edhe për veprën që ju i referoheni nga të dhënat nga prokuroritë...