Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Shpërndanë në rrjet teorinë se Brigitte Macron është mashkull, dhjetë persona dalin në gjyq në Paris për ngacmim online ndaj gruas së Presidentit të Francës
Dhjetë persona do të dalin sot në gjyq në Paris, të akuzuar për ngacmim online ndaj Brigitte Macron – në fazën më të fundit të një beteje ligjore që po zhvillohet në të dy anët e Atlantikut, pas pretendimeve të rreme se Zonja e Parë e Francës është një burrë me emrin Jean-Michel Trogneux. Gjyqi në Francë vjen pas padisë që presidenti Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij ngritën në SHBA në fund të korrikut, për shpifje në lidhje me një thashethem të përhapur gjerësisht në internet, sipas të cilit Brigitte Macron kishte lindur mashkull. Në padinë e paraqitur në SHBA, çifti presidencial dënonte “gënjeshtra verifikueshëm të rreme dhe shkatërruese” të përhapura nga podkasterja konservatore Candace Owens, e cila pretendonte se Brigitte Macron, 72 vjeçe,...