Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Kam pasur një marrëdhënie shume të mirë më të”, Trump i hapur për një takim me Kim Jong Un
Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të kuptohet se është i hapur për një takim me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë vizitës së tij në Azi, megjithëse nuk ka asnjë plan të konfirmuar zyrtarisht. “Nuk e kam përmendur më parë, por do të doja ta takoja, nëse ai dëshiron. Kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Kim. Ai më pëlqen dhe nëse dëshiron të takohemi, unë do të jem në Azi”, tha Trump për gazetarët në Air Force One. Trump pritet të marrë pjesë këtë javë në Samitin e CEO-ve të Bashkëpunimit Ekonomik të Paqësorit Aziatik (APEC) në Korenë e Jugut. Kur u pyet nëse do të zgjasë vizitën për një takim të mundshëm me Kim, ai u përgjigj: “Mendoj...