Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Mashtroi një person duke i marrë automjetin me qira dhe nuk e pagoi, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim
Policia e Vlorës ka arrestuar një 30-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale ‘mashtrimi’. Në muajin shtator, shtetasi me iniciale A.K., banues në Durrës mori me qira një automjet dhe nuk e pagoi pas. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisaritin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. K., 30 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Lezhë për veprën penale “Mashtrimi”, pasi dyshohet se në muajin shtator të këtij viti ka mashtruar një shtetas, duke i marrë një automjet me qira, të cilin nuk e ka likujduar”,...