Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Zelensky: Do t’u paraqesim evropianëve një plan armëpushimi brenda javës së ardhshme
Ukraina dhe aleatët e saj kanë rënë dakord të punojnë së bashku gjatë 10 ditëve të ardhshme për të zhvilluar një plan armëpushimi. Kështu deklaroi për Axios, Presidenti Volodymyr Zelensky, pak pasi Donald Trump propozoi një armëpushim përgjatë vijave aktuale të frontit. "Një plan armëpushimi. Ne vendosëm të punojmë për të gjatë javës ose 10 ditëve të ardhshme", tha presidenti ukrainas. Volodymyr Zelensky shtoi se Ukraina që synon të bëjë presion mbi Rusinë për bisedime po i kërkon qeverisë amerikane jo vetëm raketa Tomahawk, por edhe sisteme armësh të ngjashme që nuk kërkojnë trajnim afatgjatë. Lidhur me sanksionet, presidenti ukrainas tha se ato do të kishin një ndikim të rëndësishëm në Rusi, por vendi i tij ende ka nevojë për raketa me rreze të gjatë veprimi për të detyruar Vladimir Putinin të ecë përpara me bisedimet e...