Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Kërkuan heqjen e sekuestros së pasurive, GJKKO rrëzon Malltezin dhe Argita Berishën
GJKKO rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës për heqjen e sekuestrove të pasurive. Gjyqtarja Elsa Ulliri la në fuqi “ngrirjen” e një sërë pasurive të dhëndrit dhe vajzës së ish-kryeministrit Berisha në kuadër të dosjes “Partizani”. Në vitin 2023, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me kërkesë të SPAK, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 25 pasuri të paluajtshme në pronësi të tij dhe bashkëshortes, Argita Malltezi, mes tyre 6 llogari bankare. Përveç apartamenteve dhe një vile, janë sekuestruar ndër të tjera dhe tre kompani, konkretisht në Homeplan shpk, ku Jamarbër Malltezi ka 45% të aksioneve, Magnet IMO shpk ku ka 100% të aksioneve dhe Magnet Gym and Fit, ku ka 60%...