Ish-ministri i Albin Kurtit, Liburn Aliu emërohet Drejtor i Portit të Durrësit

Ish-ministri i Albin Kurtit, Liburn Aliu emërohet Drejtor i Portit të Durrësit

Ish-ministri i Infrastrukturës të Kosovës, Liburn Aliu raportohet se është emëruar në postin e drejtorit të Portit të Durrësit. Kjo lëvizje vjen dy muaj pas dorëheqjes nga pozita e ministrit në Qeverinë Kurti 2. Bëhet e ditur se Aliu është emëruar drejtor me vendim të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë në Qeverinë e Shqipërisë, Belinda Balluku. Liburn Aliu dha dorëheqje më 27 gusht të këtij viti nga posti i ministrit, vetëm një ditë pasi Dimal Basha u zgjodh Kryetar i Parlamentit. Në një postim gjatë verës, Aliu theksoi se zgjedhja e Bashës ishte arsyeja kryesore e dorëheqjes së tij.