Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Sjellje të pahijshme dhe të papërshtatshme, ILD kërkon masë për magjistraten e Sarandës/ EMRI
Inspektori i Lartë i Drejtësisë i kërkon Këshillit të Lartë të Prokurorisë pranimin e kërkesës për shkeljen disiplinore dhe caktimin ndaj magjistrates Besiana Sadikaj të masës disiplinore “Vërejtje publike”. ILD ndërkohë, ka nisur hetimin disiplinor ndaj magjistrates Besiana Sadikaj, me detyrë Prokurore në Prokurorinë në Sarandë, për shkeljen disiplinore. Nga analiza e fakteve edhe pas ankimit të prokurorisë, rezulton se veprimet e magjistrates Besiana Sadikaj janë në kundërshtim me Standardet e Etikës, janë sjellje të padenja, të pahijshme, pa vetëpërmbajtje, në shkelje të parimit të garantimit të besimit të publikut tek drejtësia në marrëdhënie me drejtuesin dhe personel të administratës gjyqësore. Sipas ILD, shkeljet e konstatuara nuk lidhen me veprimtarinë e saj profesionale, por janë të natyrës, që magjistratja duhet të mbajë përgjegjësi disiplinore. Duke...