Kërkonin lirimin e pasurive nga sekuestro, GJKKO vendos për  Argita Berishën dhe Jamarbër Malltezin

Kërkonin lirimin e pasurive nga sekuestro, GJKKO vendos për Argita Berishën dhe Jamarbër Malltezin

Gjykata e Posaçme rrëzoi  pretendimet e Argita Berishës e Jamarbër Malltezit për të liruar nga sekuestroja pasuritë e sekuestruara të tyre për llogari të dosjes “Partizani”. Kërkesa e tyre u konsiderua e pabazuar në ligj dhe provë, raporton A2 CNN. Ata kërkonin lirimin nga sekuestroja të gati 25 pasurive të luajtshme e të paluajtshme, me pretendimin se nuk janë të barasvlevshme me produktin e veprës penale të dyshuar. Po sipas kërkuesve, disa prej pronave të bllokuara me vendim gjyqësore janë bashkëpronësi e Argita Malltezit, e cila nuk ka asnjë barrë penale në këtë çështje. Pas arrestimit të Malltezit, me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme vendosi në masën e sekuestros gati 25 pasuri, nga të cilat, 16 apartamente, disa llogari bankare dhe kuotat e tij...