Krerët e drejtësisë në Kuvend, Këlliçi thirrje Peleshit: Lejojini që t’u përgjigjen pyetjeve, nuk intimidohen nga deputetët. Përballen çdo ditë me krimin

Krerët e drejtësisë në Kuvend, Këlliçi thirrje Peleshit: Lejojini që t’u përgjigjen pyetjeve, nuk intimidohen nga deputetët. Përballen çdo ditë me krimin

Deputeti i PD, Belind Këlliçi i bëri thirrje kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi që drejtuesit e drejtësisë t’i përgjigjen pyetjeve të deputetëve demokratë. Këlliçi u shpreh se prej dy orësh ata kanë marrë pyetjet e demokratëve, ndërsa shtoi se nuk intimidohen nga pyetjet pasi po përballen çdo ditë me krimin dhe me bandat e rrezikshme. “Po bëhet gati dy orë që ka nisur seanca, drejtuesit e institucioneve i kanë marrë pyetjet dhe kanë pasur kohë mjaftueshëm për t’i lexuar. Minimalisht, këta zotërinj të nderuar të ngrihen në nivelin e integritetit. Kanë qenë në këtë foltore, e dinë procedurën, e dinë të gjithën, dhe nuk besoj që ajo që thoni ju se “po intimidohen”… këta njerëz po përballen me krimin dhe bandat më të rrezikshme të...