Pyetjet me Dumanin e Çelën me gojë apo me shkrim? Balla kërkon 15 minuta pushim: Do diskutoj me Këlliçin, nëse nuk biem dakord kalojmë në votim

Pyetjet me Dumanin e Çelën me gojë apo me shkrim? Balla kërkon 15 minuta pushim: Do diskutoj me Këlliçin, nëse nuk biem dakord kalojmë në votim

Kreu i Grupit Parlamentar i PS Taulant Balla ka kërkuar 15 minuta pushim të seancës plenare, për t’u takuar me opozitën dhe për të dakordësuar vijim e seancës dhe raportimin e drejtuesve të institucioneve të drejtësisë. Balla tha se nëse opozita nuk bie dakord që pyetjet për drejtuesit të bëhen me shkrim, jo me gojë siç kërkon opozita, atëherë do të kërkojë që kjo seancë maratonë të kalojë direkt në votim. “Në mungesë të kryetarit të grupit, zoti nënkryetar Belind Këlliçi, kërkesa juaj për të shkelur rregulloren, as sot as pa një muaji nuk do e marrë dakordësimin tonë. Kërkoj 15 minuta pushim për një bisedë bashkë me ju dhe kryetarët e grupeve prezentë, nëse s’do kemi dakordësinë tuaj për të vijuar, do kërkoj ndërprerje...