Nga kodi Omertà te dosjet për shantazh/ Blushi akuza të rënda në seancën plenare

Nga kodi Omertà te dosjet për shantazh/ Blushi akuza të rënda në seancën plenare

Seanca plenare e Kuvendit u shoqërua me tone të ashpra dhe akuza të forta nga radhët e opozitës. Kryetari i Grupit parlamentar të PL dhe njëkohësisht deputet i opozitës, Tedi Blushi deklaroi se mazhoranca operon nën “manualin e kodit Omertà”, duke akuzuar se shumica e deputetëve të qeverisë kanë dosje në një institucion, të cilin e cilësoi si “gjymtyrën më të shëmtuar të këtij regjimi represiv”. Sipas Blushit, këto dosje nuk mbahen pa qëllim, por shërbejnë ose për shantazh, ose si një mjet për të garantuar atë që ai e quajti “pushtet kriminal”. Për të mbështetur pretendimin e tij për mungesën e institucioneve të pavarura, deputeti iu referua raportit të fundit të OSBE/ODIHR-it, duke theksuar se në Shqipëri, shteti dhe partia në pushtet janë shkrirë në një....