Gjermania rrit ndjeshëm numrin e dëbimeve të emigrantëve, ja shtetet ku janë deportuar shumica e tyre

Gjermania rrit ndjeshëm numrin e dëbimeve të emigrantëve, ja shtetet ku janë deportuar shumica e tyre

Azilkërkuesit e refuzuar duhet të kthehen më shpejt. KështU ka kërkuar koalicioni i CDU/CSU dhe Socialdemokratëve (SPD). Shifrat e këtij viti tregojnë se janë dëbuar më shumë njerëz nga Gjermania. Gjermania ka rritur ndjeshëm këtë vit numrin e dëbimeve të refugjatëve pa leje qëndrimi. Nga janari deri në shtator, u deportuan 17.651 persona. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ky numër ishte 14.706, një rritje prej rreth një të pestës. Shifrat vijnë si përgjigje e qeverisë federale ndaj një pyetjeje nga Partia e Majtë në Bundestag, siç raportohet nga “Neue Osnabrücker Zeitung”, dhe agjencia e lajmeve dpa. Kritika nga Partia e Majtë Shumica e personave janë dëbuar në Turqi (1.614) dhe Gjeorgji (1.379). Pothuajse një në pesë të deportuar (3.095) ka qenë fëmijë ose adoleshent. Ekspertja...