Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Sot seancë maratonë, ‘drejtësia’ raporton në Kuvend. Dumani, Xholi, Braho dhe Çela përballë pyetjeve të deputetëve
Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00 për seancën e radhës plenare, e cila pritet që të jetë maratonë për shkak të raportimit të institucioneve të drejtësisë. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu raporton se deri më tani në Kuvend ka mbërritur kreu i SPAK, Altin Dumani, Adnand Xholi dhe Klodian Braho si dhe Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela. Në fillim është parashikuar ngritja e Komisioneve të Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale, për të cilat maxhoranca dhe opozita kanë arritur dakordësi në barazinë mes anëtarëve, bashkëkryetarëve dhe marrjen e ekspertizës ndërkombëtare, aty ku do të jetë e nevojshme. Në fund të seancës, deputetët do të zhvillojnë edhe diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit nëpër rrethe. Seanca pritet të zgjasë gjatë gjithë...