Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, kërkuan zbutje të masës së sigurisë, lihen në burg Gjon Shkambi dhe punonjësi i sigurisë

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, kërkuan zbutje të masës së sigurisë, lihen në burg Gjon Shkambi dhe punonjësi i sigurisë

Sot u mbajt seanca për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Gjykata e Apelit la në burg Gjon Shkambin dhe punonjësin e sigurisë, Banush Koxhaj. Ndërkohë vrasësi i gjyqtarit Elvis Shkambi nuk e ka apeluar masën e arrestit me burg. Gjon Shkambi akuzohet se kishte dijeni mbi planin e nipit, akuza të cilat i ka mohuar. Koxhaj dyshohet se shpërdoroi detyrën duke mos kontrolluar dhe mos vlerësuar alarmin e detektorit që tregoi se vrasësi po hynte me një pistoletë.   Top Channel