Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Raportimi i drejtuesve të institucioneve të drejtësisë, Këlliçi kreut të Kuvendit: Pse s’na lini t’u bëjmë pyetje? S’janë sekretarë të deputetëve ata
Deputeti i PD Belind Këlliçi tha sot në seancën plenare të Kuvendit se mazhoranca po tenton që t’i heqë të drejtën deputetëve që t’i bëjnë pyetje drejtuesve të institucioneve të drejtësisë, që do të raportojnë sot. “Kjo është një tallje me rregulloren dhe Kushtetutën dhe të drejtën e fjalës, por dhe tallje me drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, se nuk janë as zëdhënës as sekretarë të deputetëve. Pse doni t’i hiqni të drejtën e pyetjeve deputetëve?”, tha ai. Top Channel