Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Marinëz, greva e urisë e naftëtarëve hyn në ditën e 13-të: Drejtësi për punën dhe dinjitetin
Greva e urisë e naftëtarëve të Sindikatës së Hidrokarbureve në Marinzë ka hyrë në ditën e 13-të. Nga dhjetë grevistët që nisën këtë qëndrim ekstrem, sot kanë mbetur tetë, pasi dy prej tyre u larguan për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Megjithatë, ata vazhdojnë të mbështesin shpirtërisht shokët e tyre dhe vendosmërinë për të mos u tërhequr pa marrë përgjigje për kërkesat legjitime. LEXO EDHE: Vijon protesta e naftëtarëve në Marinzë: Kompania Bankers nuk ka gjendje financiare për të zgjidhur kërkesat “Edhe pse kemi përjetuar lodhje dhe rrezik për shëndetin, qëndrojmë të bashkuar për drejtësi. Qeveria duhet të dëgjojë zërin tonë,” shprehen grevistët, të vendosur për të mos ndalur derisa të marrin përgjigje konkrete. “Do të qëndrojmë këtu derisa kërkesat tona të trajtohen me seriozitet. Nuk...