PS-PD votojnë Komisionet për Territorialen dhe Zgjedhoren, Shehaj: U bëtë bashkë fshehurazi! Balla: Ti e ke Kuvendin shkollë nate

agron shehaj

TIRANË- Kanë kaluar me dakordësinë e PS-së dhe PD-së ngritja e Komisioneve Parlamentare për Reformën Territoriale dhe atë Zgjedhore. Në seancën e sotme, 113 deputetë votuan pro Komisionit të Posaccëm të Reformës Zgjedhore, dhe me 115 vota pro Komisionit për Reformën Territoriale.
Kundër kësaj marrëveshje PS-PD u shpreh kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj, i cili akuzoi partitë e mëdha për vjedhje dhe korrupsion. Edhe pse ka një vend në Komisionin për Reformën Zgjedhore, Shehaj u shpreh se marrëveshja mes PS dhe PD synonon asgjesimin e partive të vogla.
“Komisioni ka si funksion vetëm të vrasë partitë e reja, të vrasë demokracinë në këtë vend. Unë se kuptoj si opozita dhe mazhoranca, fshehurazi bëhen bashkë, me qëllim për të vrarë partitë e reja. Keni vjedhur bashkë për 30 vite dhe këtë vazhdoni që të bëni, me këtë komision këtë do të bëni”, u shpreh Shehaj.
Ndërkohë që në kundërpërgjigje të tij, Balla u shpreh se Shehaj e ka Kuvendin si shkollë nate, dhe e përdor për populizëm.
“Kemi marrë parasysh të gjithë traditat parlamentare. Është e pamundur që në një komision të posaçëm të përfshihen të gjitha partitë. Në këtë rast, për herë të parë në historinë komisioneve zgjedhore, janë përfshirë të gjitha partitë.
Kemi bërë një zgjidhje për të përfshirë dhe ty duke futur dhe partitë më 2 mandate (i drejtohet Shehajt). Ti që bën interesantin, ditën takohesh me këta për kandidatë, vjen këtu dhe i shan. Kjo është pjesë e integritetit moral të ccdo njeriu.
Ne nuk bëjmë pazare, ajo që ka rëndësi për PS është që të ngihet komisionit zgjedhor, dhe të hidhen hapat, dhe duke thënë sot që brenda 31 dhjetorit duhet të kemi gati draftin për ligjin për financimin e partive, duhet të ngremë një standard të ri të transparencës, për ti dhënë fund historive me miliona dollarë që paguhen për lobime.
E rëndësishme është që të shkojmë përpara me depolitizimin e komisioneve. Zgjedhjet e fundit treguan që partie politike kanë humbur besimin t numërimi i votave me përfaqësues të partive.
Është e pamundur që të bëhet një komision i posaccëm me të gjitha partitë, je i mirëpritur në mbledhje dhe ke të gjitha të drejtat sipas asaj që kanë dhe deputetët e tjerë. Sot jemi përpara që kemi konsensus 99%”, tha Balla.
Deputetët që votuan kundër komisioneve të posaçme për Zgjedhoren dhe Territorialen ishin: Agron Shehaj, Erald Kapri, Redi Muçi./ZËRI