Lëvizja “Bashkë” dhe “Shqipëria Bëhet” pa të drejtë vote në Komisionet e Posaçme, Gjiknuri: Keni të drejtën e propozimeve

Lëvizja “Bashkë” dhe “Shqipëria Bëhet” pa të drejtë vote në Komisionet e Posaçme, Gjiknuri: Keni të drejtën e propozimeve

damian gjiknuri TIRANË- Ka nisur me debate seanca e sotme parlamentare, ku PS dhe PD votuan me shumicë votash ngritjen e komisioneve të posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale. Agron Shehaj nga Partia Mundësia, tha se pakti mes PS dhe PD synon zhdukjen e partive të vogla, dhe se ngritja e komisioneve është bërë pa dakordësinë e tyre. Përfaqësuesi i PS në Komisionin për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, tha se ishte i pamundur që të adresoheshin në komisione shqetësimet e të gjitha partive të vogla opozitare. “Mbase, në zhurmën që bëhet këtu në Parlament, harrohen disa detaje. E para, të gjitha partitë janë të përfaqësuara aty dhe çështja e votës është irrelevante sepse votën e ka të barazvlefshme me veton e bashkëkryetarit. Veton dhe...