Nis seanca plenare/ ‘Drejtësia’ raporton sot në Kuvend, mbërrijnë Altin Dumani, Adnand Xholi dhe Klodian Braho

Nis seanca plenare/ ‘Drejtësia’ raporton sot në Kuvend, mbërrijnë Altin Dumani, Adnand Xholi dhe Klodian Braho

Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00 për seancën e radhës plenare, e cila pritet që të jetë maratonë për shkak të raportimit të institucioneve të drejtësisë. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu raporton se deri më tani në Kuvend ka mbërritur kreu i SPAK, Altin Dumani, Adnand Xholi dhe Klodian Braho. Në fillim është parashikuar ngritja e Komisioneve të Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale, për të cilat maxhoranca dhe opozita kanë arritur dakordësi në barazinë mes anëtarëve, bashkëkryetarëve dhe marrjen e ekspertizës ndërkombëtare, aty ku do të jetë e nevojshme. Në fund të seancës, deputetët do të zhvillojnë edhe diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit nëpër rrethe. Seanca pritet të zgjasë gjatë gjithë ditës, për shkak të volumit të madh...