Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Dëme nga reshjet e shiut në Bulqizë, përmbytet rruga në “Zallin e Thatë”, bllokohen për orë të tëra fshatrat Kokërdhak dhe Koçaj
Reshjet e dendura të ditës së djeshme dhe të natës kanë shkaktuar probleme në disa zona të Bashkisë Bulqizë, ku uji ka dalë nga shtrati i “Zallit të Thatë”, duke bllokuar rrugën që lidh fshatrat Kokërdhak dhe Koçaj në njësinë administrative Fushë Bulqizë. Banorët e zonës raportojnë se mëngjesin e sotëm kanë mbetur të bllokuar për rreth tre orë, pasi rruga u përmbyt nga prurjet e mëdha të ujit. Ndërhyrja e mjeteve të Bashkisë Bulqizë bëri të mundur pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit të automjeteve. Sipas banorëve, ky problem përsëritet sa herë që ka reshje të dendura shiu, pasi “Zalli i Thatë” del shpesh nga shtrati dhe përmbyt rrugën që lidh dy fshatrat. Ata kërkojnë nga Bashkia Bulqizë që të ndërhyjë për të...