Shfaqej në një video duke marrë rryshfet, arrestohet në zyrën e tij prokurori

Shfaqej në një video duke marrë rryshfet, arrestohet në zyrën e tij prokurori

prokurori i arrestuar KOSOVË- Prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Prizren, Beqë Shala, është arrestuar në një aksion të udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK). Shala dyshohet për kryerjen e veprës penale “Marrje ryshfeti”, raporton “Betimi për Drejtësi”. Arrestimi i tij ka ndodhur gjatë zhvillimit të një hulumtimi nga “Betimi për Drejtësi” që posedon video-incizim të prokurorit Shala, duke pranuar ryshfet. Arrestimin e prokurorit Shala e ka konfirmuar edhe PSRK-ja, ku theksohet se u arrestua në vendin e punës. Gjithashtu është kryer kontroll në banesën dhe në zyrën e prokurorit. “Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, në bashkëpunim...