Buxhetimi me pjesëmarrje, krybashkiaku Llatja: Të rinjtë janë motori i transformimit të qytetit

Buxhetimi me pjesëmarrje, krybashkiaku Llatja: Të rinjtë janë motori i transformimit të qytetit

Buxhetimi me pjesëmarrje vijoi me zërin e të rinjve të Elbasanit, në një takim ku Këshilli Rinor, aktivistë dhe nxënës të gjimnazeve sollën idetë dhe prioritetet e tyre, të cilat u dëgjuan me vëmendje nga kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja. Ai ishte i shoqëruar nga nënkryetarja Klaudja Krasnika, drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit, Vesa Llanaj Lico, si dhe përfaqësues të tjerë institucionalë. Në një fjalë të gjatë dhe të detajuar, Llatja foli për projektet që lidhen drejtpërdrejt me rininë, duke nisur me terrenet sportive të ndërtuara pranë shkollës pedagogjike dhe gjimnazit “Kostandin Kristoforidhi”. Ai bëri të ditur se shumë shpejt do të nisë rikonstruksioni total i shkollës “Dhaskal Todri”, ndërhyrje e munguar për dekada dhe një nga kërkesat kryesore të komunitetit arsimor. Të rinjtë...