Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Reshje të dendura shiu në Mirditë, dëmtohen disa ura
Reshjet e dendura të shiut gjate natës kanë shkaktuar probleme në njësinë administrative të Fanit në Mirditë. Rruga që lidh fshatin Thirrë me Rrugën e Kombit është shembur nga prurjet e shumta të lumit, duke izoluar kështu fshatin. Po ashtu raportohet edhe për dëmtim të disa urave. Grupet e emergjencave të bashkisë Mirditë ndodhen në terren për identifikimin e dëmeve dhe mundësive për ndërhyrje.