Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Vjedhja në Muzeun e Luvrit, ADN-ja ‘zhbllokoi’ hetimet dhe zbuloi autorët e grabitjes
Një gjurmë ADN-je ishte ajo që “zhbllokoi” hetimet dhe çoi në identifikimin e autorëve të grabitjes së ndodhur në Muzeun e Luvrit, duke përfunduar me arrestimin e dy personave të shtunën në mbrëmje. Sipas BFMTV, që citon një burim pranë hetimit, njëri nga të dyshuarit u identifikua falë një “gjurme vendimtare ADN-je” të gjetur në vendngjarje. Që pas “grabitjes së shekullit”, policia mjeko-ligjore ka qenë në kërkim të çdo prove të mundshme. Prokurorja e Parisit, Laure Beccuau, deklaroi të enjten se nga vendi i ngjarjes janë mbledhur mbi 150 mostra ADN-je, gjurmë gishtash dhe elementë të tjerë provues. Shefja e policisë mjeko-ligjore, Perrine Rogiez-Thubert, shpjegoi për BFMTV se hetuesit kanë punuar me gjurmë “të pasura”, si gjak, pështymë ose spermë, por edhe me gjurmë “të...