Deputeti i PD, Bledion Nallbati mbërrin në SPAK

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati ka mbërritur këtë të hënë në SPAK.

Lajmi konfirmohet për Top Channel nga gazetarja Anila Hoxha.
Ende nuk dihet arsyeja pse demokrati është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Megjithatë ai ka përshëndetur gazetarët dhe operatorët ndërsa shfaqet i buzëqeshur.

Top Channel