Krerët e institucioneve të drejtësisë përfshirë Dumanin raportojnë sot në kuvend, pritet përballja me Berishën

Krerët e institucioneve të drejtësisë përfshirë Dumanin raportojnë sot në kuvend, pritet përballja me Berishën

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot një seancë ku do të dëgjohen raportimet vjetore të institucioneve të drejtësisë dhe atyre të pavarura.Në seancë do të marrë pjesë edhe drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, i cili do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve për punën e institucionit që ai drejton. Kjo pritet të jetë edhe përballja e parë në sallën e Kuvendit mes kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe drejtuesit të SPAK-ut. Megjithatë, mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet seanca, pasi herën e kaluar kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, vendosi që deputetët të mos lexojnë pyetjet për drejtuesit e institucioneve, pasi i kanë nisur më herët me shkrim, vendim ky që tensionoi situatën dhe si rezultat PS vendosi të votojë e të mbyllë seancën....