Deputeti demokrat, Bledion Nallbati mbërrin në SPAK

Deputeti demokrat, Bledion Nallbati mbërrin në SPAK

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ende nuk dihen arsyet pse deputeti demokrat është paraqitur në SPAK. Megjithatë ai ka përshëndetur gazetarët dhe operatorët ndërsa shfaqet i buzëqeshur. Kujtojmë që edhe më parë, Nallbati është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme pas një përplasje që pati me deputetin socialist Vullnet Sinaj, ngjarje e ndodhur dy vite më parë.