Një shembje masive gurësh dhe dherash ka ndodhur gjatë orëve të mesnatës në aksin rrugor Pukë – Fushë Arrëz, në afërsi të kroit të Zojës.
Si pasojë e rrëshqitjes së dheut dhe gurëve, segmenti rrugor është bllokuar plotësisht, duke penguar qarkullimin e automjeteve në të dyja drejtimet.
Në vendngjarje ndodhen ekipet e punës, të cilat po punojnë për pastrimin e rrugës dhe për rikthimin e qarkullimit normal sa më shpejt të jetë e mundur.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin rrugë alternative deri në hapjen e plotë të segmentit dhe të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në këtë zonë, për shkak të rrezikut të mundshëm të rrëshqitjeve të tjera.
Shembje masive gurësh dhe dherash, bllokohet segmenti rrugor Pukë-Fushë Arrëz
