Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Humbën në Llogara pasi po eksploronin zonën, gjenden pas disa orësh kërkim nënë e bir nga Suedia
Pas disa orësh kërkimesh, janë gjetur turistët që kishin humbur sot në Llogora. Sipas policisë së Vlorës, ata janë gjetur në afërsi të vendit Qafa e thellë. Turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe aktualisht po shoqërohen drejt qytetit të Vlorës. Dy turistë suedezë, nënë e bir, përkatësisht 61 dhe 23 vjeç u raportuan të humbur mesditën e sot në Parkun Kombëtar të Llogarasë. Ata ishin nisur në mëngjes për të eksploruar zonën dhe kanë përshkuar një pjesë të parkut e të pyjeve, por pas disa orësh çdo kontakt me ta është ndërprerë. Turistët kishin dërguar një sinjal SOS, i cili ishte kapur nga autoritetet greke për shkak të mungesës së mbulimit me sinjal telefonik në anën shqiptare të gadishullit te Karaburunit. Emergjencat greke...