Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit, Salarjon Totaj paraqitet në SPAK
Personi që shihni në këtë foto është Salarjon Totaj, bashkëshorti i ministres së Jashtme Elisa Spiropali. Siç dallohet qartë nga pamjet e siguruara, Totaj shfaqet në momentin kur hyn në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Fotoja, e verifikuar nga VNA tregon qartësisht se bashkëshorti i ministres ka hyrë në godinën e institucionit të drejtësisë speciale. Arsyet e paraqitjes së tij në SPAK mbeten ende të paqarta. Deri më tani, nuk ka një komunikatë zyrtare nga prokuroria për natyrën e thirrjes apo ndonjë procedim konkret ku mund të jetë përfshirë. Totaj, bashkëshorti i ish-kryetares së Kuvendit dhe aktualisht ministres së Jashtme, është një figurë që rrallë shfaqet publikisht, çka e bën edhe më domethënëse praninë e tij në institucionin e hetimeve të posaçme.