Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare
Në epokën e parasë dixhitale, edhe krimi ka ndryshuar formë. Nga kartëmonedhat e fshehura në sirtarë, sot pasuritë e paligjshme fshihen në kode, serverë dhe portofolë virtualë. Në çdo sekuestrim, pasuria e paligjshme bëhet provë. Ajo ruhet, numërohet, administrohet. Por çfarë ndodh kur pasuria nuk është fizike? Kur ekziston vetëm në rrjet, me një kod që mund të zhduket me një klikim? Shqipëria ka sekuestruar mbi 11 milionë euro në kriptovaluta, por ende nuk ka një portofol dixhital për t’i ruajtur ato. Një boshllëk që e detyroi të kërkojë ndihmë jashtë kufijve. Në një rrjet global ku paratë udhëtojnë me shpejtësinë e dritës, drejtësia shqiptare përballet me një pasuri që nuk mund ta mbajë dot në duar. Një sistem drejtësie përballë një bote të re...