Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Denoncohet neglizhenca në QSUT: 90-vjeçari nga Korça rrezikon jetën, familjarët kërkojnë ndërhyrje urgjente
Një rast i rëndë denoncohet nga familjarë të një 90-vjeçari, i cili prej mbrëmë ndodhet në Urgjencën e QSUT-së, në kushte të rënda shëndetësore, por sipas tyre, pa marrë asnjë kujdes nga mjekët e turnit. Të afërmit e të moshuarit kanë kontaktuar JOQ, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve përkatëse, pasi, siç pretendojnë, “asnjë prej mjekëve nuk po e prek me dorë” pacientin që lëngon nga dhimbjet dhe temperatura e lartë. “Aq shumë dhimbje ka, sa ka filluar të flasë me veten përçartë. Mjekët kanë ardhur, marrin lekët dhe ikin. Gjyshi 90-vjeçar është me temperaturë 40 gradë dhe shumë dhimbje. Ka ardhur nga Korça për trajtim më të specializuar, por prej 24 orësh nuk i është bërë asnjë shërbim, përveç një serumi”, – shprehet i afërmi i...