Zgjidhja për fryrjen dhe shqetësimin e stomakut

Zgjidhja për fryrjen dhe shqetësimin e stomakut

Fryrja e barkut, shpesh pasojë e ngrënies së tepërt, të shpejtë ose e intolerancave ushqimore, mund të jetë gjithashtu një shenjë e sindromës së zorrës së irritueshme apo kapsllëkut kronik, por zakonisht zgjidhet brenda disa orësh deri në disa ditë, raporton Tportal. Ekspertët sugjerojnë se disa ushqime të veçanta mund të ndihmojnë në lehtësimin e shpejtë të fryrjes dhe ndjenjës së rëndesës. Një nga këto është patatja e ëmbël, e pasur me fibra dhe kalium, të cilat përmirësojnë tretjen dhe balancojnë lëngjet e trupit. Selinoja, për shkak të përmbajtjes së lartë të ujit dhe fibrave, është ideale për tretjen dhe mund të zëvendësojë perimet që shkaktojnë gazra, si brokoli ose lulelakra. Kosi dhe produktet e tjera fermentuara, si kimchi, kombucha dhe lakër turshi, ndihmojnë në...