Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Aleati i Trump/ Senatori Graham, parashikon ‘sulme tokësore të mundshme’ në Venezuelë
Senatori Republikan Lindsey Graham, një aleat i ngushtë i ish-Presidentit Donald Trump, ka deklaruar se administrata mund të ndërmarrë operacione ushtarake tokësore brenda territorit të Venezuelës si pjesë e luftës kundër “narko-terroristëve”. Graham deklaroi se Presidenti Trump ka arritur në përfundimin se ka ardhur koha që udhëheqësi venezuelian, Nicolas Maduro, të “largohet”, raportn Ansa. Duke cituar burime nga Axios, Senatori Graham theksoi se, pas çdo lloj operacioni detar, sulmet tokësore janë një “mundësi reale”. Ai shtoi gjithashtu se Presidenti Trump do ta informojë Kongresin në lidhje me “operacionet e mundshme ushtarake në të ardhmen kundër Venezuelës dhe Kolumbisë”, duke treguar një fokus të gjerë rajonal në strategjinë kundër drogës.