Tre shtetas shqiptarë të kërkuar në Greqi dhe Zvicër bien në prangat e policisë greke

Tre shtetas shqiptarë të kërkuar në Greqi dhe Zvicër bien në prangat e policisë greke

Policia greke ka arrestuar tre shtetas shqiptarë të kërkuar për vepra të ndryshme penale në Greqi dhe Zvicër. Arrestimet u kryen në operacione të ndara në Kakavijë dhe Janinë. Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në dy raste të ndryshme, oficerët e Departamentit të Kontrollit të Pasaportave në bashkëpunim me Policinë e Pogonit arrestuan dy shtetas shqiptarë, të cilët ishin në kërkim nga autoritetet greke. Sipas mediave lokale, njëri prej tyre ishte dënuar me 1 vit burg nga Gjykata Tre-Anëtarëshe e Apelit për Krime në Maqedoninë Perëndimore, ndërsa tjetri kishte marrë një gjobë prej 1500 eurosh nga Gjykata Një-Anëtarëshe e Kundërvajtjeve të Follorinës, për shkelje të legjislacionit për të huajt. Ndërkohë, në Janinë, policia arrestoi një tjetër shtetas shqiptar, ndaj të cilit ishte lëshuar...