Dorian Teliti akuzon qeverinë: “Becchetti po merr miliona, shqiptarët po paguajnë faturën”

Dorian Teliti akuzon qeverinë: “Becchetti po merr miliona, shqiptarët po paguajnë faturën”

Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti shprehet se në 34 muaj, 100 milionë euro nga buxheti i shtetit kanë kaluar për llogari të biznesmenit italian, Francesco Becchetti. Në një reagim në platformën sociale, Facebook, Teliti thotë se fitorja e Beccettit ndaj qeverisë shqiptare është një faturë e rëndë për qytetarët, si pasojë e vendimmarrjeve abuzive të pushtetit. ‘Gjatë 34 muajve të fundit, me katër vendime, plot 100 milionë euro kanë dalë nga buxheti i shtetit për të mbushur llogaritë e Albcontrol, nga ku Becchetti po merr milionat e tij (vendimi i fundit pak ditë më parë, 30 milionë euro me Aktin Normativ të buxhetit të shtetit 2025)’, shkruan Teliti. Këshilltari ekonomik i PD, e mbyll reagimin me faktin se fatura e Becchettit, ‘është realiteti i “sukseseve”...