Sherr pas El Clasicos mes Realit dhe Barcelonës, ndërhyn edhe policia (VIDEO)

Sherr pas El Clasicos mes Realit dhe Barcelonës, ndërhyn edhe policia (VIDEO)

Pas përfundimit të “El Clasico”-s në “Santiago Bernabeu”, ku Real Madridi mposhti Barcelonën me rezultatin 2-1, situata doli jashtë kontrollit. Në fushë shpërtheu një përplasje e ashpër mes lojtarëve të të dyja skuadrave, që çoi në një sherr masiv dhe ndërhyrjen e stafit teknik dhe të sigurisë së stadiumit. Gjithçka nisi në momentet e fundit të ndeshjes, pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë të Pedrit, që u përjashtua nga loja në minutën e 100-të me karton të kuq. Ky vendim ndezi gjakrat në radhët e Barcelonës, ndërsa disa lojtarë të Realit festuan në mënyrë provokuese pranë pankinës kundërshtare. Sipas raportimeve nga terreni, përplasja përfshiu disa emra të njohur të të dy ekipeve. U pa Vinicius Junior duke debatuar ashpër me Ronald Araujon, ndërsa...