Mbyllet dosja për bandën e hashashit, Apeli i GJKKO merr vendim për 32 të akuzuarit, ulet dënimi për 10 prej tyre

Mbyllet dosja për bandën e hashashit, Apeli i GJKKO merr vendim për 32 të akuzuarit, ulet dënimi për 10 prej tyre

Ka marrë fund në Gjykatën e Apelit të Posacëm në Tiranë saga e 32 të akuzuarve, të dënuar për herë të dytë mbasi gjykatat në rrethe i kishin gjetur fajtorë  për kultivimin dhe shitjen e hashashit mes viteve 2019-2020. Mbas përfundimit të afateve, të dyshuarit e SPAK  për 13 episode prodhimi e shitjeje kanabisi kishin lënë qelitë një vit më parë edhe pse u konsideruan si pjesë e së paku tetë grupeve që kishin vepruar në Vlorë, Fier, Tepelenë, Durrës e Përrenjas . Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi dënimet për 20 prej tyre dënuar për trafik dhe shitje droge, Mico Bushi dhe Denardo Dervishi do të rigjykohen kurse për dhjetë të tjerëve ju dha një fitore të vogël duke ju pushuar njërën nga...