Përmbytjet në Qarkun Shkodër/ Emergjencat Civile bëjnë bilancin: Ja sa shtëpi ndodhen nën ‘pushtetin’ e ujit

Përmbytjet në Qarkun Shkodër/ Emergjencat Civile bëjnë bilancin: Ja sa shtëpi ndodhen nën ‘pushtetin’ e ujit

Pas intensitetit të lartë të reshjeve të shiut dhe prurjeve të jashtëzakonshme të përrenjve, situata në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet më e qetë në këto momente. Sipas Mbrojtjes Civile dhe njësitë përkatëse të qarkut, Prefekti i Qarkut Shkodër, problematikat kryesore janë evidentuar në njësinë administrative Gur i Zi (fshatrat Gur i Zi, Juban, Verracak) dhe në njësinë administrative Bërdicë (Bërdicë e Sipërme, Mali Hebaj, Beltojë, Bërdicë e Madhe, Bërdicë e Mesme, Trush). Është konstatuar prezencë uji në rreth 25–30 banesa në njësinë Bërdicë dhe 10–15 banesa në Gur i Zi. Për shkak të reshjeve të dendura, situata në territorin e Baskisë Vau i Dejës është përkeqësuar ndjeshëm. Dalja nga shtrati e përroit Glina ka përmbytur rreth 100 banesa dhe disa hektarë tokë bujqësore. Në...