Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Vala e re e infeksioneve: 12 mijë raste në javë,autoritetet na informojne
Autoritetet shëndetësore europiane paralajmërojnë për një valë të hershme të gripit këtë sezon, me shqetësime të veçanta për përhapjen e virusit AH3N2, i njohur si “gripi australian”. Italia ka ngritur alarmin për ndikimin e mundshëm në të gjithë kontinentin, përfshirë edhe Shqipërinë. Në vendin tonë, Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) raporton një rritje të ndjeshme të infeksioneve respiratore, me rreth 12 mijë raste në javë. Megjithatë, deri më tani nuk janë izoluar raste të konfirmuara me grip. “Kemi 12 mijë raste në javë, por nuk kemi kapur grip”, deklaroi specialisti i ISHP-së, Artan Simaku. Ai theksoi se në qendrat shëndetësore ka fluks pacientësh me simptoma të ngjashme me gripin, si temperaturë e lartë, kollë, bronkit dhe shpesh otit viral. Mungesa e testimit dhe hezitimi për...