Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Kurti pranon dështimin për krijimin e kabinetit të ri: “Procesi do të vazhdojë me zgjedhje të reja”
Pasi dështoi në krijimin e qeverisë në Kosovë, ka ardhur edhe reagimi i kreut të VV, Albin Kurti. Përmes një statusi në rrjetet sociale teksa ka falënderuar deputetët që mbështetën propozimin për kabinetin e ri qeveritar dhe qytetarët për përkrahjen, Kurti thotë se pa arritjen e 61 votave, nuk mundet të nisë mandati për të udhëhequr vendin. Në reagimin e gjatë, Kurti thotë se pavarësisht dështimit për të mos siguruar 61 vota, si qeveri në detyrë, do të vijojë punën për të garantuar zgjedhjeve të reja parlamentare. Statusi Falenderoj të gjithë deputetët që mbështetën propozimin për kabinetin e ri qeveritar dhe qytetarët për përkrahjen. Meqë 56 vota ishin PËR, 52 KUNDËR dhe 4 ABSTENIME, nuk mund të fillojë ende mandati ynë i ri. Ndërkohë vazhdojmë si...