Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Telefonat e Berberit të ARRSH zbuluan aferat korruptive dhe çuan SPAK-un tek Balluku
Në muajin shkurt 2024 oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kryen një kontroll në banesën e Drejtorit të ARRSH-së, në atë kohë Ervis Berberi, duke sekuestruar 4 aparate telefonike, pajisje të ndryshme kompjuterike dhe një sërë dokumentesh. Kjo formë hetimi duke depërtuar në komunikimet private të individëve, erdhi pasi prokuroria e Posaçme SPAK, ka ndjerë dështimin me formatin standard të përgjimit telefonik, dhe për pasojë gjatë këtyre 3 viteve të drejtimit të SPAK nga Altin Dumani, janë sekuestruar më shumë telefona se çdo periudhë tjetër. Gazetari Elton Qyno ka mësuar se disa ditë pas sekuestrimit të 4 telefonave, po në muajin Shkurt 2024 prokurori i çështjes Dritan Prençi, nxjerr urdhrin për ekspertimin kompjuterik të 4 aparateve telefonike, duke sjellë rikuperimin e një pjese të...