Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Sarkozy dhe Kosova/ Kutra: Ja si ‘hiper-presidenti’ francez ndikoi në pavarësinë e shtetit më të ri të Evropës
Përtej skandaleve që e çuan në burg, trashëgimia e Nicolas Sarkozy-së është e lidhur ngushtë me stilin e tij unik dhe proaktiv të qeverisjes, i cili i dha nofkën "hiper-presidenti". Ndryshe nga paraardhësit e tij, Sarkozy ishte një lider që ndërhynte drejtpërdrejt në çdo çështje, nga politika e brendshme deri te marrëdhëniet ndërkombëtare. Ky stil impulsiv pati një ndikim të veçantë në Ballkan. Sipas analistit Artan Kutra, Sarkozy luajti një rol thelbësor dhe pasionant në çështjen e Kosovës. I ftuar në 'Syri i Botës' me Dori Daka në SYRI TV, analisti u shpreh se Sarkozy ishte një nga liderët e parë botërorë që njohu pavarësinë e shpallur në vitin 2008 dhe përdori ndikimin e tij brenda Bashkimit Europian për të inkurajuar edhe shtete të tjera të...