Alarm ushqimor në Tiranë: Çokollata me krimba rikthen shqetësimin për sigurinë e ushqimit

Alarm ushqimor në Tiranë: Çokollata me krimba rikthen shqetësimin për sigurinë e ushqimit

Një tjetër rast alarmant i sigurisë ushqimore në Shqipëri. Çokollatat me krimba në Tiranë ka rikthyer vëmendjen te mungesa e kontrolleve sanitare. Rasti i raportuar së fundmi në rrugën “Kristaq Çapo” në Tiranë, ku qytetarët kanë gjetur krimba të gjallë brenda paketimit të çokollatave, ka shkaktuar shqetësim të madh publik. Denoncimi i bërë nga një qytetare, e cila theksoi se nuk iu dha as faturë për blerjen, ka nxitur reagime të ashpra në rrjetet sociale dhe ka rikthyer debatin për sigurinë ushqimore në vend. “Të gjitha me krimba, market Zenaj, rruga Kristaq Çapo. Nuk më dha faturë,” shkruan qytetarja që ka bërë denoncimin për JOQ. Ky incident vjen pas një serie rastesh të ngjashme, ku janë raportuar makarona të kontaminuara me krimba, duke ngritur dyshime...