Ilir Alimehmeti thumbon Ramën: “Artist i dështuar që ka krijuar ‘kryevepra’ si Veliaj e Balluku”

Ilir Alimehmeti thumbon Ramën: “Artist i dështuar që ka krijuar ‘kryevepra’ si Veliaj e Balluku”

Deputeti i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka reaguar në rrjetet sociale , në një postim në Facebook, ku ka thumbuar kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar “artist të dështuar”. “Një artist i shkëlqyer si Flori nuk mund të kuptohet dot nga një artist i dështuar si Rama që ka krijuar ‘kryevepra’ si Veliaj, Beqaj, Balluku, Ahmetaj, etj.! Lavdërimi i tij është problem!”, shkroi Alimehmeti. Në postimin e tij, deputeti demokrat nënvizon se “kryeveprat” e Ramës janë sot të zhytura në skandale e hetime: Erion Veliaj ndodhet pas hekurave, Arben Ahmetaj është gjithashtu i larguar, Ilir Beqaj është arrestuar për aferat në shëndetësi, ndërsa Belinda Balluku është marrë e pandehur për abuzime me fondet publike. Me këtë reagim, Alimehmeti duket se i kujton opinionit publik pasojat e qeverisjes...