Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Katy Perry dhe Justin Trudeau konfirmojnë romancën, bëjnë daljen e parë publike në Paris
Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau duket se nuk e fshehin më lidhjen e tyre. Çifti është parë për herë të parë publikisht si partnerë të shtunën mbrëma, më 25 tetor, në Paris, duke konfirmuar zyrtarisht thashethemet për romancën që qarkullonin prej muajsh. Sipas “TMZ”, këngëtarja 41-vjeçare dhe Trudeau, 53 vjeç, morën pjesë në një shfaqje kabareje në klubin e njohur “Crazy Horse”, për të festuar ditëlindjen e Perry-t. Në fotot e publikuara, ata shihen duke dalë nga teatri dorë për dore, të buzëqeshur dhe të relaksuar. Katy Perry kishte zgjedhur një fustan elegant ngjyrë të kuqe, ndërsa Trudeau u shfaq me një veshje të zezë klasike, duke u përpjekur të ruante një profil më të ulët gjatë mbrëmjes së tyre në kryeqytetin francez....