Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Pamje befasuese/ Kush janë Mashco Piro-t dhe pse i frikësohen “njerëzve normalë”? Zbulimi i nomadëve dhe jetës së tyre në pyll, si mbijetojnë
Tomas Anez Dos Santos po punonte në një hapësirë të vogël në Amazonën peruane, kur dëgjoi hapa që po afroheshin në pyll. Ai e kuptoi se ishte i rrethuar dhe ngriu në vend. “Njëri ishte në këmbë, duke me vënë në shënjestër me një shigjetë, unë nisa të vrapoja”, tregon ai për BBC. Ai ishte përballur me Mashco Piro-t. Për dekada të tëra, Tomas, i cili jeton në fshatin e vogël të Nueva Oceania, kishte qenë praktikisht një fqinj me këta njerëz nomadë, të cilët shmangin kontaktin me të huajt. Megjithatë, deri vonë, ai i kishte parë rrallë. Mashco Piro kanë zgjedhur të jenë të izoluar nga bota për më shumë se një shekull. Ata gjuajnë me harqe dhe shigjeta të gjata, duke u mbështetur...