Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
(EMRI) Skafi me drogë nga Saranda, gjendet sasi tjetër në det, 135 kg të sekuestruara deri tani
Policia greke ka zbuluar sasi të tjera droge të hedhura nga skafi që u nis të enjten mbrëma nga Saranda dhe në të gdhirë të së premtes u mbyt në ngushticën detare midis Korfuzi dhe Igumenicës. Sipas policia greke, pasi u shoqërua në Komisariatin e Igumenicës drejtuesi i skafit, 50-vjecari Edmond Musa nga Saranda, i njohur si “Çimoni”, u shkua sërish tek vendi ku u mbyt skafi. Me ndihmën e një zhytësi privat, brenda skafit u gjetën 5 pako me 79 kg 750 gram marijuanë. Por një ditë më pas, në vendin e quajtur “Voda” në Sajadhë, u gjetën 1 çantë që përmbante 6 pako të tjera me 56 kg 130 gram marijuanë. Deri tani sasia totale e drogës së sekuestruar është 135 kg 880...